Zbulohen 88 emigrant në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë këtyre ditëve ka realizuar aksion në nëntë raste për trafikim me emigrantët ku Prokuroria ka ngritur padi penale kundër 11 personave prej të cilëve dy shtetas të Greqisë, një të Serbisë dhe një shtetas të Bullgarisë.

Gjatë aksionit janë zbuluar 88 shtetas të huaj, prej të cilëve 50 shtetas sirian, 23 shtetas nga Afganistani dhe 13 nga Somalia.

Tetë personave u është shqiptuar masa e paraburgimit ndërsa tre persona me kohëzgjatje prej tetë ditëve, dhe për pesë të tjerë masa e paraburgimit për 30 ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button