Drejtor i ri me rregulla të reja për gazetarët!

Enti shtetëror për statistikë ka imponuar rregulla të reja për bashkëpunim me mediumet, shkruan Vest. Për ti përgjigjur një pyetjes gazetareske të dërguar përmes postës elektronike, Statistika kërkon fillimisht që gazetari të plotësojë kërkesë-formularë për qasje deri te informatat me karakter publik. Formulari duhet të shtypet, me dorë të mbushet, të dërgohet me postë ose, të skenohet dhe të dërgohet me e-postë.

Procedura e re për bashkëpunim me mediumet filloi me ardhjen e drejtoreshës së re Lidija Kostovska, e cila paraprakishtë ishte njeriu i parë i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button