Edhe një takim i Musa Xhaferrit me veteranët e UÇK-së, a do të ketë zgjidhje?

“Pas takimit të hënën do të jetë gjithçka e qartë. Nuk dua të komentoj që të dëmtojë procesin”, ka thënë Fejzulla Arifi

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së nga Likova dhe Kumanova, Fejzulla Arifi nuk ka dhënë detaje rreth marrëveshjes me zv/kryeministrin për implementimin e MO-së Musa Xhaferi.

“Pas takimit të hënën do të jetë gjithçka e qartë. Nuk dua të komentoj që të dëmtojë procesin”, ka thënë për “Dnevnik” Arifi. Ky i fundit ditë më parë ka thënë se i besojnë marrëveshjes me zv/kryeministrin Xhaferi.

“Kemi parë vullnetin e plotë nga ana e z.Xhaferit që të realizohen kërkesat tona për punësim në administratë të pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001. Nuk dëshirojnë politizimin e kësaj çështje kaq jetike për veteranët, sepse dikush po dëshiron ta dramatizojnë rastin se gjoja ne jemi kundër Qeverise, kurse realisht kërkesat tona janë sociale e jo politike, sepse e meritojmë të kemi marrëdhënie të rregullt pune”, ka thënë Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button