Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë pasiv dhe të dëgjueshëm

Sipas rezultateve të fundit të organizatës joqeveritare “Most”, lidhur me projektin “Deputeti im”, që analizon aktivitetet e deputetëve në periudha të caktuara, del se 73 nga 140 deputetë sa ka Parlamenti i Maqedonisë, asnjëherë nuk janë paraqitur për diskutim në seancat plenare në gjysmën e parë këtij viti. Ndërsa, 39 prej tyre, nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë. 

Sipas raportit, dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi thuajse nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë. Ndërkohë, sa i përket përfshirjes së deputetëve në debatin për miratimin e ligjeve, deputeti më aktiv ka qenë Ivon Veliçkovski, nga Partia Liberale, ndërsa shumë të tjerë thuajse nuk janë përfshirë në debat, ndërsa kanë marrë pjesë vetëm në aktin e votimit të ligjeve. 

Mungesa e efikasitetit në punën e Kuvendit është ndikuar edhe nga bojkoti i opozitës për shkak të incidentit të 24 dhjetorit të vitit të kaluar, gjë që është përfshirë edhe në hulumtimin “Deputeti im” , por kjo sipas njohësve të çështjeve politike, nuk amniston heshtjen dhe mungesën e debatit dhe të aktiviteteve nga 2/3 e deputetëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button