Listat e veteranëve të UÇK-së gati më 20 shkurt

I konsideruar si proces i stërzgjatur, verifikimi i luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duket se ka arritur në epilog.

Pavarësisht kërcënimit të veteranëve përmes demonstratave nëse lista nuk publikohet deri më 10 shkurt, kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, ka thënë për “Zërin” se lista e veteranëve do të publikohet deri më 20 shkurt.

“Deri më 20 shkurt do ta publikojmë listën. Jemi duke punuar intensivisht, madje edhe në ditët e pushimit”, ka thënë ai./Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button