fbpx

Vdes 23 vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua nga karabinierët (Foto)

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u qëllua nga policia lokale, nën dyshimet se ishte duke bërë një vjedhje. Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt, por 23-vjeçari Korab Xheta humbi jetën ditën e djeshme pas plagëve të marra.

Xheta është plagosur nga karabinierët pasi u qëllua me plumba në kokë, në Ostra Vetere, lokalitet i Ancona, Itali. Policia tha zyrtarisht se Korab Xheta u qëllua gjatë një tentativë vjedhjeje në zonën e Ostras afër Ankonës.

Policia tha se bashkë me të riun e qëlluar ishin edhe dy persona të tjerë të cilët nuk janë ndaluar. Pas pesë ditë lufte me vdekjen, i riu ndërroi jetë në spitalin rajonale Torrette të Ankonës.

Korab Xheta, lindur në fshatin Shupenzë të rrethit Dibër, u identifikua nga i vëllai.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close