Bullgarët dhe grekët, 150 amendamente për rezolutën e Maqedonisë

Janë rreth 150 amendamente të propozuara nga eurodeputetë bullgarë dhe grekë për Projektrezolutën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Projektrezoluta u propozua nga raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgl.

Numri më i madh i amendamenteve është bërë nga eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski, njohuri si ultranacionalist i partisë së Krasimir Karakaconovit.

Ai ka propozuar 30 amendamente nga gjithsej 58 sa kanë depozituar eurodeputetët bullgarë në PE.

Ndërkohë, Greqia ka bërë 92 amendamente.

Të gjitha këto propozime, sipas medieve maqedonase, përmbajnë “vërejtje dhe propozime kundër identitetit maqedonas”.

Lajme të ngjashme

Back to top button