Bllokimi i xhirollogarive i sjell bankave miliona euro

Mijëra e mijëra llogari bankare të bllokuar për arsye dhe shuma të ndryshme. Bllokon kush të arrijë, Drejtoria e të Hyrave Publike, Qyteti i Shkupit, komunat e tjetra ose institucionet e nivelit qendror, noterët, përmbaruesit, ndërmarrjet e ndryshme publike, kompanitë private e kështu me radhë, shkruan Koha.

Të gjithë këto fusin “duart” direkt në xhepin e qytetarit, por në shumë raste – pa një rregull ose një kriter që do të vlente dhe të respektohej nga të gjitha subjektet që kanë të drejtë të “prekin në xhepin e qytetarit”. Një rast i tillë është provizioni bankar që paguhet për bllokimin ose debllokimin e xhirollogarisë së qytetarit ose personit fizik, veprim ky që merr vetëm disa minuta.

Sipas zyrtarëve të bankave, ky veprim kushton disa qindra denarë, por vetë qytetarët që kanë pasur rastin t’u bllokohen xhirollogaritë bankare, sqarojnë se provizioni bankar i bllokimit ose debllokimit mund të rris shumën e borxhit kryesor për disa mijë denarë. Të dhënat zyrtare zbardhin se bankat kanë tarifa të ndryshme kur bëhet fjalë për bllokimin ose debllokimin e llogarive bankare

Lajme të ngjashme

Back to top button