VMRO-ja përshëndet vendimin e LSDM-së për publikimin e bombave

VMRO DPMNE-ja e ka përshëndetur vendimin e LSDM-së për publikimin e bombave nga e hëna e ardhshme. Përmes një kumtese dërguar mediave, partia e Gruevskit thotë se mungesa e kapacitetit të Zaevit po hyn në episodin final.

“Kjo ishte e pritshme. Shumë herë deri tani LSDM-ja ka mbajtur mbledhje të tilla, kanë paralajmëruar dhe kanë gjuajtur bomba, janë kërcënuar, na kanë ofenduar, kanë përdorur dhunë dhe kanë thënë se ne jemi nervoz dhe të frikësuar. Kanë rrahur gjoks duke krijuar eufori të rrejshme dhe gjëra të ngjashme sipërfaqësore”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button