Fillojnë negociatat Putin-Merkel-Hollande për paqen në Ukrainë

Negociatat mes presidentit rus, Vladimir Putin, homologut francez, François Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, mbi planin e paqes për Ukrainën, filluan një natë më parë në Moskë, njoftoi Kremlini.

ATSH raporton se Presidenti francez dhe kancelarja gjermane kanë mbërritur në Moskë në përpjekje për të bindur, Vladimir Putinin për të pranuar planin e tyre të paqes, i cilësuar si urgjent përballë intensifikimit të luftimeve në lindje të Ukrainës.

Iniciativa franko-gjermane për paqe, mbështetur nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe NATO është mundësia e fundit për t’i dhënë fund 10 muajve konflikt që ka shkaktuar më shumë se 5 300 të vdekur dhe një krizë ndërkombëtare duke sjellë ndërmend krisjet Lindje-Perëndim të Luftës së Ftohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button