KALI I TROJËS NË TETOVË

Me protestën e fundit e  cila u  mbajt  në  Tetovë, kundër ndotësit  të ajrit të emëruar si Jugohrom,u ngrit në finalen  e  sensebilizimit  qytetar, përveç  qytetarëve të devotshëm  dhe meritor, munguan nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe studentët, me këtë akt  e zymtuan dhe e shëmtuan veten drejtuasit  e  këtyre  institucioneve .  Parcialisht u çfaqën fytyrat  e  eshalonit të fundit të pushtetarëve me vetëdije apo me prapavij të kordinuar. U reflektua edhe dëshira për të marë pjesë në protestë e kryetares së komunës zonja Teuta Arifi, sepse ishin thuaj se gjith pjestarët e familjes.  U manifestua, vetëdija dhe ndërgjegja e Tetovarëve  për ta dhënë kontributin në  luftën e jetës apo vdekjes. Tetovarët  u  zgjuan më në fund.

Masovizimi mos të kaloje në eufori ,dhe mos të ndërmeren akte revoltuese euforike  të cilat kanë të bëjnë me thyerjen e dyerve dhe rethojën e Kombinatit  Jugohrom, çdo prishje materiale do të ishte fatale për Tetovën.

Atëher  do të ngadhnjente  politika  e  qarqeve të cilat e kanë hudhur  grepin për ta arsyetuar pse nuk ka investime të huaja në Tetovë. Do të  na paraqesin  si dëmtor dhe shkatrues të të mirave materiale. Kali i Trojës do ta kryente misionin e vetë me sukses, supozoj se  kështu është  detajuar plani  që të injorohen kërkesat e arsyeshme të qytetarëve, deri në skajshmëri  duke e ngritur tensionin dhe nervozën në mes qytetarëve që të ndërmarin akte të pahijeshme me tentim  të  shkatrimit  material. Dhe kështu do tu  japim material, për të na paraqitur sa ma të rezikshëm dhe të pa civilizuar  ndaj  opinionit  ndërkombtar dhe investitorëve të huaj. Në atë mënyrë që të deskreditohen Tetovarët, dhe do tu arsyetoheshte politika e mos investimimeve  në Tetovë

Më se e nevojshme është të logjikohet kolektivisht për hapat në vazhdim. Shoqatat qytetare në krye me  organizatorin Eco Guerila, ti parashohin kundër veprimet dhe efektet negative, të cilat munden të rjedhojnë. Dhe mos të shkoje huq ky kontribut, dhe mos të jetë kjo fitore e Piros.

Lajme të ngjashme

Back to top button