Sondazhet: Tuna e fiton bindshëm Dancing with the Stars

Edicionit të Dancing With The Stars Albania edhe sivjet po i vjen fundit mirëpo para përfundimit po dalin favoritët e para para finaleve.

Këngëtarja e suksesshme nga Shkupi, Tuna, po tregohet të jetë favoritja e madhe për ta fituar Dancing With The Stars.

Në sondazhin zyrtar të Dancing prin Tuna me 37 për qind të votave nga gjithsej 14 konkurrentë.

sondazh

Tuna ndiqet pas nga konkurrentja e vetme që do t’i bëjë konkurrencë në finale, këngëtarja e re Evi Reçi që ka 26 për qind të votave.

Finalistja tjetër Heidi Lushtaku ka 13 për qind të votave, por gjasat e saj për të fituar konsiderohen të vogla.

Tuna konsiderohet favorite për ta fituar spektaklin e vallëzimit pas performancave të saj mbreslënëse gjatë 11 javëve sa është mbajtur ky spektakël.

Lajme të ngjashme

Back to top button