Fshati Vërtekicë kërkon ndihmë

Mbrëmë u mbajt mbledhja urgjente e Këshillit të Fshatit Vërtekicë ku si pikë e rendit të ditës ishte intervenimi për mënjanimin e dëmeve nga vërshimet tek burimi i fshatit Baja.

Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm dhe sasive të mëdha të ujit u bë vërshimi i burimit të fshatit – Baja, me ç ‘rast u rrënua një pjesë e murit të ndërtuar nga betoni, si dhe është dëmtuar dukshëm pjesa tjetër si edhe rruga kryesore në afërsi.

10987469_287096058081272_2135959609709747893_o

Këshilli i Fshatit në mbledhjen vendosi me sa vijon :

– Bëjmë thirrje publike tek të gjithë bashkëfshatarët të cilët jetojnë në fshat ose në vende tjera që ditën e shtunë dhe ditën e diell (07-08.02.2015) ,sipas mundësive të vijnë dhe të ndihmojnë pasi që do të ketë nevojë për punëtorë fizik që urgjentisht të ndërtohet muri i rrëzuar si dhe të pastrohen gypat e ujit dhe rrugët e kapluara nga përmbytjet.

– Ata që nuk kanë mundësi të vijnë personalisht është mirë që të paguajnë ndonjë punëtorë fizik që ka një mëditje përafërsisht 1000den.

– Pjesa tjetër e nevojave siç janë çimentoja, rëra si dhe materialet tjera ndërtimore do të mbulohen nga mjetet të cilat i disponon Këshilli i Fshatit.

– Njoftojmë që fillimi i punimeve do të starton nga ora 8 e mëngjesit ,ndërsa për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrat në vijim : 071-955-312 dhe 070-282-988.

– Edhe një herë ju apelojmë që të mirët pjesë sa më aktive në këtë intervenim që mos të vjen puna që vërshimet e ardhshme të çojnë deri tek shkatërrimi i plotësishëm i rrugës, që do të thotë të vihet në pikëpyetje komunikimi normal ndërmjet dy pjesëve të fshatit, gjegjësisht vizita e fshatarëve në Xhami dhe Mekteb si dhe prezenca e fëmijëve në shkollë.

– Dhe për fund ju rikujtojmë siç edhe ka thënë Muhamedi a.s. se nëse largimi i një gurri ose pengese nga rruga është pjesë e imanit tonë ,atëherë ndihma ose meremetimi dhe rindërtimi i një rruge gjithsesi është pjesë e po të njejtit iman”, thonë nga Këshilli i Fshatit.

1601477_287095971414614_641892033864208452_n

10955340_287096001414611_8899055374378813663_n

Lajme të ngjashme

Back to top button