Këto janë 5 konkluzionet e LSDM-së

Këshilli Qendror i LSDM-së vendosi njëzëri për publikimin e bombave. I gjithë projekti nën emrin “E vërteta për Maqedoninë” do të fillojë të publikohet nga dita e hënë. Pro këtij vendimi votuan të gjithë të pranishmit në Këshillin Qendror të LSDM-së, njofton Alsat-M. Ja pesë konkluzionet e Këshillit.

1. Autorizohet kryesia e LSDM-së që të fillojë publikimin e dokumenteve të cilat dëshmojnë përgjimin sistematik të paligjshëm të mijëra qytetarëve, kontrollin e plotë dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe gjyqësore, mashtrimet dhe shkeljet zgjedhore dhe aferat korruptive të përfaqësuesve më të lartë shtetërorë.

2. Këto dokumente konfirmojnë qëndrimet e LSDM-së dhe të një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar për presion të madh ndaj mediave dhe fjalës së lirë, kontroll i plotë i institucioneve shtetërore, nga ana e partisë në pushtet, gjyqësi e diktuar nga partia dhe shkelje e sundimit të së drejtës.

3. Sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në Maqedoni, askush nuk ka të drejtë të pengojë publikimin e materialeve që dëshmojë krimin dhe keqpërdorimin nga Qeveria.

4. Qëllimi i publikimit të këtyre dokumenteve është kthimi i lirisë dhe demokracisë në Maqedoni.

5. Përshëndetet përkrahja politike dhe solidariteti i shprehur nga partitë e majta socialiste evropiane, të cilët i dhanë përkrahje LSDM-së në këtë proces, përmes një deklarate të miratuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button