Braida do ta merr Pogban te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, dëshiron që me çdo kusht ta ketë në radhët e veta yllin e Juventusit, Paul Pogba, raporton e përditshmja sportive katalune, Mundo Deportivo.

Sipas këtij mediumi, klubi katalunas synon që në janarin e vitit 2016, atëherë kur edhe do t’i skadojë dënimi i dhënë nga FIFA për transferimin e lojtarëve, ta transferoj francezin.

Mundo Deportivo shkruan, se detyra e drejtorit të ri sportiv të Barcelonës, Ariedo Braidas, do të jetë transferimi ish anëtarit të Manchester Unitedit. Reprezentuesi francez kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi.

Lajme të ngjashme

Back to top button