fbpx

Facebooku me rregull të re që do të ju frustron!

Facebook, ka ndryshuar politikën e sigurisë, e cila ka frustruar pothuajse të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti shoqëror.

Në fakt, që nga 1 shkurti i këtij viti, nëse keni kërkuar që të futeni në llogarinë tuaj në Facebook, ju automatikisht keni pranuar politikën e re të privatësisë, e cila i lejon Facebook-ut që të ndjek aktivitetin tuaj në internet, madje edhe kur nuk jeni të kyçur në këtë rrjet shoqëror.

Facebook njoftoi se kjo është bërë për të rritur të ashtuquajturin “Marketing Placement”, që do të thotë se me lehtësi do të plasoj reklama në llogarinë tuaj, të cilat do të ju interesojnë juve, transmeton Telegrafi.

Sipas kompanisë, të dhënat tuaja nuk do të ndahen me palën e tretë në çdo kohë, ndërsa në parametrat e llogarisë tuaj, ju mund të redaktoni disa prej këtyre opsioneve.

Nën “settings” ju mund të gjeni një mundësi të veçantë për kontrollimin e përmbajtjes së reklamave dhe të vendosin se çfarë kompetenca do të i jepni Facebook-ut.

Duke pasur parasysh se shumë zhurmë është ngritur mbi bazën e këtyre opsioneve, Facebook-u ka rënë dakord që të lejoj përdoruesit ta kthejnë tërësisht llogarinë e tyre në gjendjen e mëparshme, por me kusht që të gjitha informatat e mbledhura në atë pikë, të mbetet në bazën e tyre. /Telegrafi

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close