A mund ta përshpejtojë dobësimin uji i ngrohtë me limon

Anembanë botës gjithnjë e më shumë njerëz po e aplikojnë ritualin e pirjes së ujit të ngrohtë me limon në mëngjes në lukth të zbrazët. Një numër i madh i tyre e bën këtë vetëm për humbje të peshës, por sa në fakt uji i ngrohtë me limon e përshpejton humbjen e peshës?

“Uji i ngrohtë me limon në vetvete nuk do ta përshpejtojë humbjen e peshës,” deklaroi nutrologia Alissa Rumsey, duke shtuar se “do të ishte mirë të zëvendësohet konsumi i pijeve të tjera me ujë të ngrohtë me limon ose të paktën të zvogëlohet konsumi i tyre, sepse kjo është ajo që në fund të fundit e përshpejton dobësimin.”

Uji, me limon ose jo, i ngrohtë apo i ftohtë, e stimulon punën e metabolizmit. Hidratimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.

Personat të cilëve nuk u pëlqen shija e ujit të thjeshtë mund ta përmirësojnë shijen e tij duke i shtuar limon. Studimet kanë treguar se uji i ngrohtë me limon mund ta zvogëlojë fryrjen, sepse ai vepron si një diuretik i butë natyror.

Megjithatë, në qoftë se prisni rezultate drastike dhe afatgjata, e keni më mirë të keni kujdes dhe ta zbuloni se çfarë saktësisht është duke e shkaktuar fryrjen tuaj. Këto janë zakonisht pijet e gazuara, konsumi i tepruar i kripës, alkoolit dhe sheqerit.

Uji i ngrohtë me limon nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në dobësim, por ai do ta përmirësojë funksionimin e metabolizmit, që është pjesë e rëndësishme e arritjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button