Usain Bolt – atleti me më së shumti medalje në botë

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt, që konsiderohej atleti më i sukseshëm i të gjitha kohërave në Olimpiada, tash është bërë edhe atleti më i suksesshëm në historinë e kampionateve botërore, pasi e udhëhoqi ekipin e vendit të tij drejt fitores në stafetën 4×100 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Moskë.

Kështu, ai e fitoi edhe medaljen e tetë të artë në kampionatet botërore dhe së bashku me dy medalje të argjendta, është bërë atleti më i suksesshëm në histori.

Siç raporton agjencia Reuters, numër të njejtë të medaljeve të arta ka fituar edhe treshja amerikane, Carl Lewis, Michael Johnston dhe Allyson Felix, por atleti nga Xhamajka, është i pari për shkak se i ka të fituara edhe dy medalje të argjendta, në vitin 2007.

Në stafetën 4×100 metra sot në Moskë, pas Xhamajkës u plasua ekipi i Shteteve të Bashkuara, ndërsa të tretin e zuri Britania.

Lajme të ngjashme

Back to top button