“Puçi”, lojërat dhe videokasetat

Lojërat ditore-politike, presionet dhe fushata rreth aferës “Puç” do të nxehen në periudhën që është para nesh dhe do të vijojë edhe thellimi i krizës dhe i marrëdhënieve në kreun politik, në një kohë kur është pezulluar funksionimi dhe zbatimi i ligjeve. Siç vlerësojnë një pjesë e analistëve politikë, rasti gjyqësor për aferën “Puç” që do të zhvillohet kundër udhëheqësit të opozitës Zoran Zaev, bashkëshortëve Zoran dhe Sonja Verushevski dhe funksionarit të komunës së Strumicës, Branko Palifrov, të akuzuar për spiunazh dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore, do të zhvillohet në një vend të re, një gjë e cila nuk është vërejtur në politikën kombëtare dhe historinë gjyqësore.

Një pjesë e analistëve i parashikojnë edhe zhvillimet rreth aferës “Puç”, pasi që në kanalin “YouTube” u publikuan video incizime nga biseda midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ku lideri i opozitës gjoja thotë se ka marrë një material nga shërbimet e huaja. Video incizimet e takimit janë publikuar nëpër mediat vendore dhe kanë shkaktuar një sërë reaksionesh të ndryshme publike, kështu që analistët presin hapin e Prokurorisë Publike për të verifikuar legjitimitetin e asaj që u publikua para opinionit. Ata e presin edhe hapin e Zaevit nëse dhe kur do t’i shpërthejë “bombat” e tija potenciale. Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e analistëve nuk janë optimistë për një përfundim të hapur dhe transparent gjyqësor të aferës “Puç”, ku pushteti do të mbizotëronte mbi rendin juridik.

Për Gordan Kallajxhievin, profesor në Fakultetin Juridik në Shkup është simptomatike që nuk ka akuzë për ata të cilët i kanë bërë incizimet e takimit, por përdoren si argument se i akuzuari Zaev ka pranuar diçka në lidhje me burimin e informacioneve për “bombat” e paralajmëruara ndaj Gruevskit.

Na tregohen “incizime publike” që lëshohen për qëllime ditore politike. Nëse ato janë një material prove kundër Zaevit, gjegjësisht nëse janë incizuar me përdorimin e masave të posaçme hetuese PIM, me urdhër të gjykatës, a duhet të lëshohen në televizion për të bërë propagandë? A i ka bërë policia në kabinetin e Gruevskit me urdhër të gjykatës? Duhet të dihet se si janë gjetur në “YouTube”, cili është burimi dhe duhet dikush të mbajë përgjegjësi për këtë gjë. Ky është një keqpërdorim i vërtetë i pushtetit, nëse ata kanë incizuar në kuadër të një procedure hetuese dhe i lëshojnë në televizion për të fituar pikë politike dhe ndonjë mendim publik. Gjithë procesi i ngjan një opere sapuni. Ne e paguajmë qeverinë për të na krijuar kushte për të punuar me qetësi, e jo të na bëjë seriale spanjolle nga politika ditore“, thotëKallajxhiev për “Inboks7″.

Gazetari dhe analist Sasho Ordanovski konsiderohet se lojërat e këtilla politike do të vazhdojnë dhe më tej, dhe në qoftë se Zaevi nuk publikon incizimet e komprometuara potenciale që i posedon kundër Gruevskit, ai do të jetë një humbës politik dhe ligjor në, siç thotë ai, fushatën e pistë që e bën Qeveria.

Do të vazhdojnë lojërat e këtilla. Qeveria ka një nevojë jetike për të vazhduar këtë lojë. Zaevi do të gabojë, nëse mendon që mund të negociojë diçka me Gruevskin. E vetmja gjë që i mbetet atij është që të publikojë të gjitha gjërat që i posedon. Të dalë në opinion me të gjitha audio dhe video materialet të cilat i ka në dispozicion, e jo të dalë me padi penale të dorëzuara në prokurori. Sigurisht, nëse i ka ato“, thekson Ordanovski për“Inboks7″.

Analisti politik Ivica Bocevski, megjithatë, nuk jep pikëpamjen e tij konkrete për ngjarjet aktuale përderisa zgjat rasti dhe derisa ngjarja nuk merr vendimet gjyqësore për rastin “Puç”. Ai mendon se aktualisht ne gjendemi në një territor të panjohur politik.

Çdo moment i mëtejshëm në politikën maqedonase është një moment i ri në të cilën nuk kemi qenë më parë. Unë do ta ndjek standardin që e përcaktoi kryeministri, i cili përmendi se në gjykim do t’i përgjigjet në mënyrë më të hapur dhe më transparente të gjitha pyetjet, kështu që do të pres epilogun dhe pastaj do ta them mendimin tim. Çdo gjë që do ta thosha, do të formohej në bazë të mendimit tim të formuar më parë, në bazë të emocioneve, simpative eventuale që i kam ndaj njërës palë ose palës tjetër, kurse pyetja është shumë e rëndësishme, shumë e lartë dhe shumë e ndjeshme”, thotë Bocevski për “Inbox 7″.

Përfundimi i mundshëm – zgjedhjet e parakohshme

Për incizimet e takimit Gruevski-Zaev komenton edhe Petrit Saraçinianalist dhe aktivist qytetar. Sipas tij, ky është një konfirmim se Maqedonia nuk ka sistem, nuk ka ligjet dhe procedurat dhe është e sigurt se pushteti do të gjejë edhe një tjetër arsyetim dhe, me ndihmë të, siç thotë ai, propagandës ai arsyetim do të shndërrohet në “një të vërtetë”.

Unë pres që të ketë arrestime të udhëheqësve të opozitës, një shtrëngim të konfliktit latent midis qytetarëve dhe pres një radikalizim të situatës. Sigurisht se kur kjo situatë do të arrijë pikën e ndikimit dhe lëndimit të stabilitetit, do të kemi një përfshirje thelbësore të faktorit ndërkombëtar. Nuk pres të ketë një proces të drejtë gjyqësor, por kjo rrëmujë, jam i bindur se do të përfundojë me një ndërmjetësim të jashtëm, ndoshta edhe me një qeveri të gjerë dhe zgjedhje të parakohshme në qershor ose shtator“, parashikon Saraçini.

Me një qëndrim të ngjashëm është edhe Fejzi Hajdari, botues i gazetës “Lajm”. Ai thekson se në Maqedonia ka kohë që nuk funksionon ligji dhe Kushtetuta, se i vetmi ligj që është në fuqi është ai i “xhunglës”. Edhe ai mendon se videot e vendosura në “YouTube” janë incizuar dhe janë publikuar në mënyrë të paligjshme.

Por, në qoftë se më pyesni nëse dikush do të përgjigjet për këtë shkelje ligjore, unë mendoj se askush nuk do të përgjigjet. Gjyqësori një kohë të gjatë nuk e kryen punën e tij, sepse është i politizuar në masë të madhe, kurse e njëjta gjë mund të thuhet edhe për prokurorinë dhe policinë. Prandaj unë mendoj se gjërat do të zhvillohen sipas ligjit të xhunglës, sepse në fund do të dalë fitues ai i cili është më i fuqishëm, e jo ai që ka të drejtë“, thotë Hajdari.

Nga blloku shqiptar rreth aferës “Puç” kanë folur edhe gazetari dhe politikan në gazetën “Koha”, Fatos Rushiti dhe analisti politik Ismail Sinani. Për Rushitin, “bombat e padukshme” të Zoran Zaevit mund të kenë një efekt, por vetëm në qoftë se opozita është më e qartë në aspektin e organizimit dhe nëse është një oponent i vërtetë ndaj makinerisë së pushtetit me një kauzë të qartë politike – për të përfaqësuar zërin e pakënaqësisë qytetare. Ai lë hapësirë për dyshim se kjo ndodh për t’u rrënuar poshtë Zaevi nga udhëheqja e partisë, një proces që është shkaktuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, sesa një hap të madh për kushtëzimin e qeverisë teknike.

Sinani parashikon fazën e rrethit të vicioz politik, i cili është potencialisht i shtrenjtë për stabilitetin e strukturës qeverisëse. Në të njëjtën kohë, siç thotë ai, pas një kohe më të gjatë “u ringjall” faktori ndërkombëtar për të ndjekur nga afër këtë proces, i cili sa është politik po aq është edhe ligjor.

Në kushte dhe rrethana normale, kjo çështje tani duhej të gjendej në duart e gjyqësorit, por sepse ndërhyrja e politikës në këtë segment është shumë e madhe, atëherë është e natyrshme që zgjidhja të kërkohet nga faktori ndërkombëtar dhe sigurisht në vetëdijen e opinionit dhe qytetarëve. Aq më shumë se që nga viti 2001 e këndej, Maqedonia për herë të parë gjendet në një udhëkryq të veçantë“, analizon Sinani.

Prokuroria ka ndaluar publikimin e videove

Biseda e incizuar midis Gruevskit dhe Zaevit ka hapur dyshime se dalin në shesh prova të rastit “Puç”, por Prokuroria Publike dje nuk ia ka kushtuar vëmendjen natyrës së incizimit. Në njoftimin zyrtar nuk përmend nëse video materiali është siguruar me përdorimin e masave të posaçme hetimore, apo bëhet fjalë për një incizim të paligjshëm.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të organizuar, sipas kompetencave të saja, do t’i kontrolloj faktet dhe rrethanat me të cilat materialet nga takimi midis Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë ardhur në media. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë vlerëson se është e nevojshme të theksojë se publikimi i materialeve, që mund të bëhen subjekt i një procedure të mëtutjeshme penale, është e ndaluar dhe dënohet me Ligj. Prandaj, paralajmërojmë që të ndërpritet menjëherë publikimi dhe transmetimi i materialeve të këtilla“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Pasi u publikuan video incizimet nga takimi i kundërshtarëve politikë, nga LSDM-ja akuzuan se kjo është një dëshmi për atë se kush incizon dhe ndjek komunikimet dhe qytetarët në Maqedoni. Për LSDM-në, videoja e publikuar konfirmon se Gruevski i incizon të gjithë ata që vijnë në takimet politike në kabinetin e tij, një shembull të paparë në Evropë. Ata kanë paralajmëruar një kallëzim penal për shkak të incizimit dhe përgjimit të paautorizuar, që dënohet sipas Kodit Penal.
Menjëherë me një reaksion u paraqit edhe VMRO-DPMNE-ja. Ata u kanë bërë thirrje institucioneve për të zbuluar se nga janë incizimet aktuale, nëse është e lejuar të publikohen incizime të këtilla, nëse kjo është e ligjshme dhe për çfarë bëhet fjalë. Në të njëjtën kohë, ata konsiderojnë se njerëzit e LSDM-së janë në panik sepse janë të kapur në flagrancë. Ne si parti, thonë nga atje, mbetemi në qëndrim se edhe partitë edhe mediat duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale rreth këtij rasti.

“LPGM-ja si sindikatë e gazetarëve që mbron të drejtën e praktikës së lirë dhe profesionale të profesionit, në kundërshtim me tendencat që ajo të shndërrohet në një gazetari shërbëtore dhe propagandistike, i mohon paralajmërimet kërcënuese të Prokurorisë Themelore Publike se “botimi i materialeve që mund të bëhen subjekt i një procedure të mëtejshme penale është e ndaluar dhe dënohet me Ligj”.

Gazetarët të cilët do të marrin materiale të lidhura me informacione për një konflikt të mundshëm të interesit, për një informim të gabuar të opinionit nëpërmjet deklaratave apo veprimeve të personave zyrtarë, organizatave apo organeve, për sjelljen jo etike ose të paligjshme të funksionarëve, për krime ose shkelje serioze të ligjit, kanë një obligim profesional për të publikuar ato. Kjo është esenca e parimit themelor të gazetarisë – informimi në interes të opinionit dhe respektimi i së drejtës kushtetuese që të dijë opinioni! Kjo është esenca e profesionit, pa marrë parasysh se çfarë mendojnë të tjerët për atë, duke përfshirë edhe pushtetin! Asnjë paralajmërim i Prokurorive Publike nuk duhet të jetë arsyetim për tërheqjen e gazetarisë nga detyra kryesore – për të mbrojtur interesin publik kështu që do t’i ndihmojë opinionit që nëpërmjet informacioneve të cilat i transmeton ai, vetë të marrë vendimin dhe opinion e tij mbi çështjet dhe zhvillimet në shoqëri. Prandaj, gazetarët kanë jo vetëm të drejtën, por edhe obligimin për të zbuluar informacione për vepra penale dhe për të parandaluar shantazhet dhe manipulimin e opinionit nga pozicioni i fuqisë”.

Retrospektiva

Më shumë se tetë muaj, Gruevski dhe Zaevi nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët politike dhe të dalë një zgjidhje për bojkotin e opozitës të shtëpisë ligjdhënëse. Zaevi para tre muajsh paralajmëroi “bomba”, e tërhoqi vëmendjen e opinionit, kurse të shtunën edhe zyrtarisht plasi një “Puç”, si vazhdimësi e arrestimit të ish-drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, Zoran Verushevski. Lideri i opozitës Zaev u ballafaqua me një padi penale, të ngritur nga Ministria e Punëve të Brendshme, me dyshim se ka përgatitur një grusht shteti dhe ka rrezikuar rendin kushtetues. Sipas nenit 311, lidhur me nenin 19 të Kodit Penal, Zaevi akuzohet se në vjeshtën e kaluar tri herë personalisht dhe me telefon i është kërcënuar Kryeministrit Gruevski se posedon prova të komprometuara për bartës të funksioneve publike, dhe për të mos i publikuar ato, ka kërkuar nga kundërshtari i tij politik t’i pranojë kërkesat e tija për formimin e një qeverie teknike që të mund pastaj, siç thuhet, të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministrinë paraqitjen e tij publike e karakterizoi këtë si një grusht shteti, ndërsa për partinë opozitare LSDM kjo ishte një përpjekje për të parandaluar publikimin e provave. Për këtë reaguan të gjitha partitë politike, organizatat dhe lëvizjet e ndryshme, kanë arritur edhe njoftime me shqetësim nga Gjermania, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar… Të gjithë kanë kërkuar “një hetim të drejtë, të pavarur dhe transparent”. Ka reaguar edheBrukseli zyrtar, vetëm dy javë para ardhjes së paralajmëruar në Maqedoni të euro-komisarit për negociata dhe zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tashmë ka vënë në dukje se në rastin “Puç” është e qartë se të dyshuarit nuk ndiqen penalisht për përgjimin dhe incizimin e paligjshëm. Dhe nëse ekziston një material të tillë, ai, sipas praktikës së Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, është automatikisht i papërdorshëm për t’u provuar një krim, siç do të ishte rasti kur do të konstatohet përgjimi ose incizimi i paligjshëm nga ana e policisë apo organeve të tjera me kompetenca të ngjashme.
Në të drejtën ndërkombëtare, ka një trend të mos ndiqen penalisht dhe të mbrohen personat (të ashtuquajtur whistleblowers-bashkëpunëtorë të drejtësisë) njohja me abuzimet dhe krimet e tjera“, tha Komiteti i Helsinkit. / Inbox 7

Lajme të ngjashme

Back to top button