Horoskopi ditor, e enjte 12 nëntor 2020

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do ndihen te plotësuar dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë te re. Çdo moment do jete i veçante. Do ketë dashuri me shikim te pare sot për beqaret dhe shume gjera do ndryshojnë përgjithmonë. Sektori i financave do vazhdoje te mbetet delikat. Merrni sa me shpejt masat e duhura dhe bëni një riorgtanizim te situatës. Po late gjithçka pas dore do mbeteni me xhepat bosh shume shpejt.

Demi

Asnjë planet nuk do e turbulloje sot jetën tuaj ne çift dhe ju do bëni atë qe ndjeni. Besimi do jete reciprok dhe toleranca gjithashtu. Beqaret do jene indiferente ndaj ftesave qe do ju bëhen dhe ka rrezik te mbeten për shume kohe me atë status qe kane. Jo gjithmonë jepen mundësi aq te mira. Perspektivat ne planin financiar do jene shume me te mira, prandaj edhe gjendja do filloje te stabilizohet.

Binjaket

Do flirtoni sot me partnerin dhe do e bëni atë te dashurohet edhe njëherë si me pare. Gjithçka do jete me e këndshme dhe emocionet do jene me te fuqishme. Beqaret do e kenë te vështirë te fillojnë një lidhje sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene te mira. Ne planin financiar do tregoheni shume te matur dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme. Bravo edhe për mënyrën e organizimit.

Gaforrja

Merkuri do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te sjelle probleme dhe mosmarrëveshje te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do përfitojnë sa duhet nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar nuk do ketë asnjë lloj problemi. Përfitoni për te shlyer disa borxhe te hershme sepse me vone nuk i dihet.

Luani

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet pas mesditës. Deri atëherë mundohuni te qëndroni paksa larg atij qe dashuroni ne mënyrë qe te shmangni konfliktet. Mbrëmja do jete goxha emocionuese. Beqaret do realizojnë një takim te veçante i cili do ua ndryshoje ekzistencën. Ne planin material çdo gjë do ece me se miri. Nuk do keni kurrfarë problemi.

Virgjeresha

Fale ndikimit te madh te Diellit dhe Venusit, jeta juaj ne çift do jete shume e bukur. Do e rivendosni bashkëpunimin dhe çdo gjë do ju ece si e keni menduar gjithmonë. Beqaret do afrohen me një person qe e kane njohur pak kohe me pare dhe do zbulojnë tipare te veçanta te cilat do i tërheqin pa fund. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë tregohuni me te arsyeshëm.

Peshorja

Jeta sentimentale do jete prioritet gjate gjithë kësaj dite për ju. Do mundoheni ta surprizoni ne çdo moment partnerin tuaj ne mënyrë qe te rikthehet edhe njëherë pasioni I zjarrte si ne fillim. Beqaret duhet te qëndrojnë larg disa personave qe do mundohen t’I joshin me para. Ne planin financiar do keni vështirësi te shumta dhe vetëm fale ndihmës se familjareve.

Akrepi

Dite shume e bukur dhe e këndshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaj dhe do jeni gati për te marre vendime. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur ne mënyrë qe te mos e lëndojnë veten. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe sepse mund te mbeteni shume shpejt pa asnjë para ne xhep.

Shigjetari

Priten vështirësi te njëpasnjëshme sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do preferoni te qëndroni larg njeri­tjetrit. Beqaret do njihen me dike gjate një mbrëmjeje te organizuar nga kompania ku punojnë. Buxheti nuk do jete i keq. Shpenzoni për gjerat e domosdoshme dhe paratë e tjera hiqini mënjanë. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe nesër.

Bricjapi

Duhet te mos nxitoheni për asnjë gjë sot ju te dashuruarit sepse situata ka rrezik t’iu dale jashtë kontrollit. Nuk duhet as t’iu besoni thashethemeve te atyre qe ju rrethojnë. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do realizojnë dot takimet qe kane menduar. Ne planin financiar do keni vështirësi te njëpasnjëshme dhe do ju duhet te bëni sakrifica për t’ia dale.

Ujori

Për sa i përket jetës suaj ne çift duhet thënë se ajo do ece mire edhe pse do e lini paksa pas dore. Do merreni me një çështje jetike e cila mund t’ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Beqaret do realizojnë disa takime interesante, por qe nuk do i bëjnë te ndihen te plotësuar. Ne planin financiar duhet te mos bëni gabime sepse përndryshe gjithçka do ju dale jashtë kontrollit.

Peshqit

Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe do debatoni me te edhe për detaje te vogla. Ka rrezik ta prishni me dorën tuaj harmoninë. Beqaret do jene impulsive dhe do pranojnë te dalin me cilindo pa e kuptuar se disa do kërkojnë t’i lëndojnë. Me financat tregohuni te moderuar dhe kufizoni shpenzimet sa te mundni. Vetëm ne këtë mënyrë do ja dilni mbanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button