Fotografia më dramatike e eksodit të kosovarëve (Foto)

Migrimi masiv i kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian po pasqyrohet edhe nga mediat ndërkombëtare të cilat si arsye të eksodit po përmendin, varfërinë, nivelin e lartë të papunësisë, korrupsionin.

Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë një fotografi të një emigranti kosovar, cili ka qenë duke kaluar ilegalisht kufirin serbo-hungarez.

Fotografia më dramatike e eksodit të kosovarëve
Fotografia më dramatike e eksodit të kosovarëve

“Një burrë nga Kosova mbanë foshnjën e tij derisa kalon ilegalisht kufirin serbo-hungarez, afër fshatit Asotthalom”, shkruan në legjendën që e shoqëron fotografinë e kosovarit me foshnjë në dorë.

Bashkimi Europian po përballet me një rritje të madhe të numrit të qytetarëve të Kosovës, që po vet-trafikohen në këtë bllok shtetesh të pasura.

Sipas Reuters, rreth 10 mijë kosovarë, kanë aplikuar për azil në Hungari, vetëm brenda një muaji, për dallim nga vitit 2013, kur kishin aplikuar vetëm 6 mijë veta.

“Largimi koincidon me lehtësimin e rregullave të udhëtimit, që lejon kosovarët t’i afrohen kufijve të BE-së nëpërmjet Serbisë si dhe me trazirat në Kosovë që janë nxitur nga varfëria, papunësia e lartë dhe korrupsioni”, shkruan Reuters

Lajme të ngjashme

Back to top button