Skandaloze: Të dehur, bëjnë vlerësimet e dëmeve në zonat e përmbytura! (Video)

Anëtarët e Komisionit për Vlerësimin e dëmeve në zonat e përmbytura në Shqipëri, si duket nuk janë në nivelin e detyrës dhe përgjegjësisë që e kanë.

Në xhirimet të cilat janë bërë në vendin e ngjarjes, banorët e fshatit Fitore në Vlorë, të prekur nga vërshimet, pretendojnë se anëtarët e komisionit vlerësues ishin të dehur, duke i anashkaluar disa prej familjeve të prekura nga vërshimet.

Anëtarët e komisionit vlerësues kur janë kontaktuar nga News 24, kanë qenë me shishe të birrës në duar, mirëpo e kanë mohuar se janë te dehur.

Ata gjatë prononcimit të tyre vërehet se flasin përçartë dhe nuk janë të sigurt për punët (evidencat) që i kanë kryer. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button