fbpx

Ekspertët supozojnë, qytetarët “konsiderojnë”, mirëpo nuk janë askund

Recension: Ekspertët dhe qytetarët konsiderojnë: Greqia qëndron prapa materialeve të krijuara

Dilema që u hap me të ashtuquajturën aferën “Grushtshteti” dhe me kërkesën e MPB-së deri te Prokuroria publike që të inicojë procedurë kundër katër personave për ndryshime të dhunshëm të pushtetit, për një pjesë të mediave menjëherë u bë fushë ku shumë lehtë “do të vdesë” edhe parimi i supozimit të pafajësisë dhe ku do të “orientohet” Prokuroria gjatë përgatitjes eventuale të padisë. Kjo është, gjithsesi – si e para – presion nga ana e medias mbi pavarësinë e gjyqësisë edhe atë jo me njohuri konkrete, por me supozime, të cilat pa asnjë dëshmi bëhen në fund – e vërtetë!

ekspertite gragjanite grcija 0987-0980Linku deri te artikulli origjinal: Ekspertët dhe qytetarët konsiderojnë: Greqia qëndron prapa materialeve të krijuara

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2015, 16:39

Data e recensionit: 03.02.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Cilat shërbime të huaja do të kishin interes t’i dorëzojnë liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaevit, materiale nga bisedat e inçizuara telefonike të kreut shtetëror të Maqedonisë, por edhe të një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë? Ekspertët nga vendi, dyshimin më të madh e vëndojnë te fqinjë ynë jugor. Sipas tyre, mu Greqia është vendi që ka interes më të madh ta bëjë këtë.”

Atë që duhe ta bëjë një storje e mirëfilltë gazetareske në këtë moment, nëse e hap këtë temë, është që së pari të përgjigjet në atë se a është përfshirë në këtë aferë ndonjë shërbim i huaj? Në fakt, nga deklarata e ministreshës për punë të brendshme, e cila është nënshkruese e padisë penale(!), del se bëhet fjalë për “dokumente të klasifikuara në formë të shënimeve elektronike; te i dyshuari i parë janë dokumente që janë me përmbajtje të klasifikuar, mirëpo edhe të dhëna për ndjekjen e komunikimeve në mënyrë të paligjshme, bëhet fjalë për grumbullim të paligjshëm të informatave, për shkak se në asnjë mënyrë ligjore nuk ka mundur dhe nuk ka guxuar t’i posedojë”.

Kjo do të thotë – në përkthim – se dokumentet janë marrë nga MPB-ja (shih më detajisht këtu). Аutori nuk jep përgjigje në këtë dilemë – a i ka marrë shërbimi i huaj dokumentet nga MPB-ja, e pastaj ia ka dorëzuar liderit të opozitës, Zoran Zaevit, apo shërbimi i huaj ka pasur dokumente të veta nga përcjellja e bisedave në vend(!), dhe ato ia ka dhënë Zaevit.

Në vend të kësaj, tejkalimit të dilemës dhe situatës së palogjikshme të parë, teksti merret me spekulime për atë se cili vend ka pasur interes ta bëjë ndërrimin jokushtetues të udhëheqësisë shtetërore? Kërcehet pjesa “a është” dhe “si”, dhe menjëherë kalohet në atë “pse”, t’u përmbahemi rregullat gazetareske. Sa është relevant përfundimi, në një tekst me qasje të tillë, gjithsesi nuk duhet të sqarohet!

Përndryshe, në storje është futur edhe Aleksandar Pandovi, i cili për nevojat e fushatës menjëherë u bë anaslit(!), me qëllim që ta përforcojë tregimin, edhe pse ai është vetëm deputet aktual i partisë në pushtet, i cili, nënkuptohet, nuk ka çka të analizojë, por e ndjek shefin e tij, i cili tashmë e tha mendimin e tij. Ky është një prezantim i rrejshëm, gabim i ri në gjithë hapjen e kësaj çështjeje. Përndryshe, Pandovi ka argument, dhe ai quhet “dyshim shumë i madh”, për shkak se Greqia paska interes politik për ta bërë këtë aferë. Ai, njëkohësisht, si “analist”, merret me numrin e shtuar të vizitave të Zaevit në Greqi (15 – 20 herë!),edhe pse burimi “i tij”, “Kurir”-i ishte shumë më modest (këtu thuhet vetëm nëntë herë, për shembull). Kjo gjithsesi, flet për relevancën e burimit të “frikës”, dhe nuk paraqet përkrahje për relevancën e storjes.

Burimi i dytë i njohurive është profesori i të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, Aleksandar Dashtevski, i cili ka qëndrim të ngjashëm. Edhe ai “supozon se interes më të madh nga kjo, megjithatë, ka Greqia”. Përsëri kemi supozim. E ai del nga fakti se për afera të këtilla nuk qenkan të interesuara fuqitë e mëdha. E kush i zbuloi dokumentet për Sanaderin, për shembull, për shkak të të cilave ai gjendet në burg – ndonjë fuqi e madhe apo e vogël dhe a është Kroacia vend i madh…. Të mos futemi përsëri në relevancën e të thirrurit për ta “qëlluar” vendin që paska interes.

Dhe, në fund, “analisti” i tretë është Dragan Pavlloviq-Llatas. Për deklaratën e tij, mendim dha edhe Shoqata e gazetarëve, dhe këtu shfrytëzohet një pjesë nga pjesëmarrja e tij në TVM. Edhe ai sheh në “topin e kristaltë” dhe thotë se bëhet fjalë për Greqinë ose Turqinë.

Kaq për argumentet e autorit. Ai nuk përmend se në aferën “Spiuni”, e cila filloi para një viti dhe e cila akoma nuk ka vendim gjyqësor të shkallës së parë (aktvendimi është lexuar, mirëpo nuk u është dorëzuar autorëve edhe pas disa muajsh!), poashtu ishin të akuzuara dy vende, si bashkëpjesëmarrëse, në spiunim – Greqia dhe Hungaria. Askush nuk inicoi asgjë kundër Greqisë (për gjëra të tilla deportohen nëpunës, ndërpriten marrëdhëniet diplomatike e të ngjashme, apo jo), ndërsa kryeministri hungaez Organ, kryeministri ynë i dorëzoi dekoratë, edhe pse afera ishte aktuale që më parë! E ka uruar për spiunimin? Kjo është vetëm një dëshmi se teksti i ka fryrë shumë gjëra, ndërsa shumë gjëra relevante i ka reduktuar.

Më shumë se problematik është edhe titulli, i cili thotë se “qytetarët mendojnë”, e ata nuk përmenden fare në tekst. Jo se nuk mund të gjenden të tillë që do ta konfirmonin “kauzën”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close