Simeone flet për derbin e Madridit

Diego Simeone është shfaqur plot besim për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit. Trajneri argjentinas ka thënë se Atletico do të luaj stil të njëjtë të futbollit.
“Kemi patur kritika kinse nuk luajmë mirë. Por ne do të vazhdojmë kështu sepse ky është stili që më pëlqen mua të luaj. Lëndimet e Realit nuk i kemi analizuar sepse Reali është skuadër që në bankën rezervë luajnë superyjet. Skuadra ime është e gatshme fuqishëm për derbi dhe se formacionin e kam gati. Mund të konfirmoj se Mandzukic dhe Griezman do të nisin nga fillimi në sulm” ka thënë Simeone.

Lajme të ngjashme

Back to top button