Ushqimet për thonj të fortë dhe flokë të trashë

Të dukesh bukur është shumë e rëndësishme, ndaj studiuesit e kozmetikës theksojnë se trupi kërkon kujdes të vazhdueshëm. Ata shprehen se si thonjtë ashtu edhe flokët përmbajnë keratinë e cila ndihmon në rritjen e shëndetshme të tyre. Ja ccfarë duhet të përdorni për të patur flokë dhe thonjë të shëndetshëm.

Përdorni proteina
Flokët tuaj kanë nevojë për proteina në mënyrë që të prodhojnë keratinë për ta bërë flokun tuaj të fortë dhe të shëndetshëm. Nëse flokët nuk marrin proteinat e duhura ata mund të quhen “flokë të humbur”. Studiuesit e kozmetikës shprehen se nëse dëshironi të keni flokë të fortë duhet që çdo mëngjes të konsumoni të paktën një lugë mjaltë. Proteinat ndihmojnë për të kontrolluar oreksin, ndaj këshillohen që konsumohen vazhdimisht. Në një studim të kryer thuhet se njerëzit që marrin proteina e konsumojnë vaktin e radhës dy orë më pas në krahasim me individë të ndryshëm që preferojnë të pijnë një pije e cila nuk ka përmbajtje të tillë.

Mishi i kuq
Një biftek me lëng përmban proteina dhe vlera ushqyese të cilat shërbejnë për thonjë dhe flokë të shëndetshëm. Njerëzit me anemi kanë mungesë të theksuar hekuri shprehet Dr. Zeichner. Megjithatë sipas tij nuk është e thënë që mishi i kuq të konsumohet çdo ditë të javës, pasi konsumi i tepërt i tij ka plot efekte anësore, pasi ka shumë yndyrë, prek sëmundjet e zemrës, të kancerit dhe diabetin e tipit 2. Këshillohet që një herë në javë të konsumohet mishi i kuq.

Boronicat
Të tillë antioksidantë mbrojnë qelizat e trupit tuaj nga dëmtimi i radikaleve të lira si dhe forcon flokët dhe thonjtë. Dëmtimi i radikaleve të lira rrit hormonet e stresit dhe të inflamacionit, duke ndikuar drejtëpërdrejt në rënien e flokut dhe në dëmtimin e thonjve. Në mesin e frutave dhe zarzavateve të errta, boronicat luajnë rolin kryesor si një ndër antioksidantët më të mirë.

Bajamet
Bajamet jo vetëm që janë një burim i mirë proteinash, por mbartin dhe magnez i cili ndihmon për flokë dhe thonj të shëndetshëm. Magnezi është minerali kryesor antistres, pasi siç e dijmë stresi është faktori kryesor në humbjen apo rënien e flokëve. Për të patur më shumë magnez në organizmin tuaj mund të konsumoni soje, spinaq dhe kakao.

Birra
Birra është një burim i pasur me silikon. Silikoni është një mineral që ndikon drejtëpërdrejt në rritjenn dhe forcimin e flokut. Veç kësaj ekspertët rekomandojnë që femrat të konsumojnë të paktën një gotë birrë në ditë, ndërsa burrat deri në dy gota.

Qumështi
Femrat të cilat kanë mungesë të Vitaminës D kanë rënie të theksuar të flokëve. Kalçiumi luan rol të rëndëishëm në rritjen e flokëve dhe të thonjve dhe qumshti në këtë rast i ofron të dyja, si Vitaminën D ashtu dhe kalçiumin.

Vezët
Vezët janë një burim i mirë proteinash, duke përmabjtur Vitaminë D dhe biotin, të cilat luajnë rol të rëndëishëm në zhvillimin e keratinës. Ata të cilët kanë mungesë të biotinës kanë flokë të thatë dhe thonj jo të shëndetshëm.

Salmoni
Salmoni është burim i mirë vitaminash dhe proteinash dhe gjithashtu përmban dhe omega 3, e cila luan rol të rëndëishëm në inflamacion si dhe bën të mundur një shëndet të mirë. Një trup i shëndetshëm përmban flokë dhe thonj të shëndetshëm, ndaj duhet të bëni gjithnjë kujdes për ushqimet që zgjidhni të konsumoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button