Ja si rrëzohet Presidenti (Video)

Presidenti i Zimbabvesë, 90-vjeçari Robert Mugabe, është rrëzuar teksa po zbriste nga një podium, ku kishte mbajtur një fjalim.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në aeroportin e kryeqytetit Harare, shkruan “Zëri”.

Në krye të vendit që prej 34 vitesh, Mugabe sapo ishte kthyer nga Etiopia, ku ka marrë kryesimin e Unionit Afrikan për një vit.

Ai ka huqur një shkallë duke u rrëzuar para qindra përkrahësve dhe gazetarëve, përcjellë “Zëri”.

Menjëherë ka reaguar sigurimi i tij, i cili e ka dërguar në veturë. Shërbimi i tij për shtyp ka përcjellë një deklaratë të tij: “Nuk e kam ndërmend të vdes pa i mbushur 100 vjet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button