Vjedhje e rëndë në fshatin Gërçec

Shtëpia e 46-vjeçarit N.M. nga fshati Gërçec të Shkupit ka qenë e grabitur dje nga person i panjohur.

Vjedhësi, siç informojnë nga policia, ka thyer dritaren në katin përdhes të shtëpisë, ka hyrë brenda dhe pasi ka bërë kërkimin ka marrë rreth 7,000 euro dhe stoli ari të lloj llojshëm dhe pastaj ka ikur.

Me këtë vjedhje të rëndë, vjedhësi ka fituar pasuri të paligjshme rreth 600,000 denarë. Policia ndërmerr masa për të gjetur vjedhësin.

Lajme të ngjashme

Back to top button