“Provimi shtetëror” shtyhet për 2018-ën

Kryeministri Nikolla Gruevski u ka bërë një lëshim studentëve dhe profesorëve me të cilët është takuar sot. Palët janë pajtuar që zbatimi i provimit kombëtar për studentët, që është pjesë e ndryshimeve ligjore në Arsimin e Lartë të shtyhet për vitin 2018, edhe pse ishte planifikuar që të aplikohej në vitin 2017.

Përveç kësaj është arritur pajtimi që të shtyhet për dy vjet edhe zbatimi i pjesëve tjera të diskutueshme të këtyre ndryshimeve ligjore. Në kuadër të marrëveshjes përfshihet edhe çështja e transferimit të kredive dhe titujt shkencorë.

“Ne do të forcojmë argumentet për të arritur heqjen e plotë të provimit shtetëror. Tani për tani ne jemi të hapur për të diskutuar për ligjin”, tha Konstantin Bitrakov, përfaqësues i studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button