Tony Blair bëhet këshilltar i kryeministrit serb Vuçiq

Qeveria e Serbisë ka konsultuar kompaninë e Tony Blair për të ndihmuar kabinetin e Kryeministrit Aleksandar Vuçiç.

Kostot e këtyre shërbimeve siç raporton ‘Danas’ do të paguhen nga fondet e Emirateve të Bashkuara Arabre.

Zyra e Vucic, sipas ‘Danas’ planifikon të krijoj modelin e qeverisjes ‘delivery unit’ që do të përbehet nga ekipe profesioniste të cilat do të jenë përgjegjëse realizimin e objektivave të ndryshme të kabinetit qeveritar.

Gazeta shkruan se kjo ishte vendosur gjatë vizitës së Blair në Beograd në qershorin e vitit të kaluar, dhe se tani gjithçka po zyrtarizohet.

Blair është edhe këshilltar i jashtëm i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button