Rreth 60 mijë kosovarë kërkuan shtetësinë serbe

Nebojsha Stefanoviq, ministër i Policisë së Serbisë, ka thënë se deri më tani, rreth 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë bërë kërkesë për pasaportë të Serbisë.

“Kemi marrë 60 mijë kërkesa nga shqiptarët e Kosovës për pasaporta të shtetit tonë”, Stefanoviq ka thënë pas takimit me ambasadorin suedez Krister Aspom, transmeton Telegrafi.

Ministri i Policisë, këtë e ka interpretuar duke thënë se kështu shqiptarët po e pranojnë që Serbia është shteti i tyre.

“Një numër në rritje i shqiptarëve duan të njohin Serbinë si vendin e tyre. Këtë fakt, kështu unë e interpretoj”, përfundoi Stefanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button