Përmbarimi nxjerr me ‘shkelma’ priftin grek nga Shtëpia e Kulturës në Përmet

Pas një beteje të vërtetë për disa vite resht në sallat e gjyqit, bashkia e Përmetit ka fituar çdo seancë gjyqësore në çdo shkallë ndaj kishës që kishte zaptuar Shtëpinë e Kulturës Përmet!

Kështu, Zyra e Përmbarimit në bashkëpunim me efektivë të policisë së qytetit të Përmetit kanë nxjerrë jashtë godinës priftin dhe sendet e kishës së Shën Mërisë së Pazarit që kishte zënë për më shumë se dhjetë vjet objektin.

Zyra e Përmbarimit kishte tentuar me dhjetëra herë për të nxjerrë jashtë godinës priftin, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, por kjo nuk ka qenë e mundur për faktin se ka hasur në rezistencë shumë të fortë të priftërinjve dhe disa banorëve të qytetit.

Ndërkohë mbështetja nga Policia e Shtetit ishte zero, kjo i vinte në ndihmë priftërinjve të cilët ngrinin zërin, duke e konsideruar madje si dhunë të “pakuptimtë” dhe të “padrejtë” që i bëhej kishës ortodokse.

Gjithashtu, pas nxjerrjesh të priftit, ai ka pohuar se Përmbarimi “ka ushtruar dhunë mbi të”./alb-observer.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button