Tetova me ngulm kërkon të luftojë helmimin e pamëshirshëm (FOTO)

14:30 – Përfundoi protesta në Tetovë.

13:50 – Qytetarët marshojnë në bulevardin Iliria. Gjatë marshimit nëpër bulevardin iliria një numër i madh i qytetarëve janë bashkangjitur protestës duke bërë atë protestën më masive deri më tani.

Protesta kundër ndotjes në Tetovë43 Protesta kundër ndotjes në Tetovë4

13:40 – Venera Limani në emër të nënave iu drejtua qytetarëve në qendër të Tetovës duke thënë se nuk kërkojmë asgjë më shumë se të drejtën tonë për të pasur ajër të pastër.

Arianit Xhaferi ftoi edhe një herë pushtetit dhe vandalëve të tij që të ndalojnë helmimin e qytetarëve të pollogut duke akuzuar si fajtor kryesorë kryeministrin Gruevski dhe ministrat servil shqiptar me ne krye Nurhan Izairi.

13:30 – Para protestuesve foli Abdulmenaf Bexheti i cili tha se bëhet fjalë për helmimin masiv të qytetarëve dhe lufta kundër ndotjes duhet të filloj me ndalimin e ndotësit të madh jugohrom.

Kryetari i EcoGuerila Arianit Xhaferri tha se jemi këtu sërish për të protestuar për ajrin e ndotur.

Protestën e përshëndeti edhe vokalisti i Elitës 5 Arif Ziberi dhe bëri thirrje për përkrahje më të madhe të luftës kundër ajrit të ndotur.

Protesta kundër ndotjes në Tetovë 5

13:00 – Në sheshin e Tetovës qindra qytetarë kanë filluar protestën kundër ndotjes së ajrit.

Me portretet në fytyrë të Ali Ahmetit, Teuta Arifit dhe Nurhan Izairit, protestuesit mbanin ne dore pankartat – ndal gjenocidit ekologjik, njësia 6 sa vota nga jugohromi, nuk vret helmi , vret injoranca jote.

Protesta kundër ndotjes në Tetovë

Protesta kundër ndotjes në Tetovë1

Protesta kundër ndotjes në Tetovë3

Protesta kundër ndotjes në Tetovë4

Protesta - ajri i ndotur në Tetovë

Protesta Tetove, ajri

10262108_636196926484704_4025291561529998043_n

Protesta kundër ndotjes në Tetovë
Protesta kundër ndotjes në Tetovë

10374008_636196396484757_1103203284658590035_n

10635923_636197126484684_1322062055363174856_n

10929962_636196526484744_9214114748414983026_n

Lajme të ngjashme

Back to top button