Rrezik nga dalje të reja nga shtrati të lumit Cërna Reka pranë Demir Hisarit

Reshjet e reja të shiut dhe borës kanë shkaktuar shqetësim nga dalje të mundshme të reja të lumenjëve nga shtrati, sidomos është kritike me Crna Rekën pranë Demir Hisarit, e cila është rritur dhe çdo moment pritet të dalë nga shtrati. Siç kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), situata në Manastir është ende e pasigurt për shkak të shiut. Të gjitha ndërmarrjet publike të komunave janë vendosur në funksion të bërjeve të digave.

Me depërtimin e rrugës u shpëtua f. Novaci nga përmbytjet, niveli i ujit ende mbahet në nivel afërisht të njëjtë sikur edhe dje. Ekskavatorët ende punojnë në terren, ndërs me 15 pompa kryhet pompimi i ujit dhe përgatitet varkë me të cilin do të barten punëtorët e EVN­së që të lëshojnë rrymë në f. Gneotinë. Reshjet e reja të borës, të cilat janë shumë të lagështa sërish kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në komunën Plasnicë. Për shkak të shkrirjes së borës, niveli i ujit të lumenjëve në Makedonski Brod janë në ritje të ngadalshme. Nivelet e ujit të lumenjëve në territorein e komunave Shtip dhe Karbinci normalizohen dalë ngadalë. Për shkak të përmbytjeve të puseve për ujë të pijshëm, lumi në komunën Shtip akoma nuk është i pijshëm. Në Novosellë lumi Bregallnicë është në kuadër të rrjedhjes së saj dhe nuk ka vërshime të shtëpive. Makineritë ndërtimore janë akoma aktive në sanimin e shtratit të lumenjëve. Lumenjtë në komunat Koçanë, Zërnovski dhe Çeshinovë- Obleshevë janë në rënie përveç shtratit të Bregallnicës, i cili është në nivel më të lartë, por pa rrezik nga dalja. Uji akoma nuk është i pijshëm.

Ura e Bregallnicës në shtegun Koçan­Zërnovc është ndaluar për shfrytëzim të automjeteve motorike dhe për këmbësorë. Rruga deri në fshatin Pribaçevë nga ana e Orizares është në ndërprerje. Komuna Zërnovc, është shkëputur tërësisht nga Koçani, ndërsa mekanizmi ndërtimor që është angazhuar nga DMSH është ende aktiv. Lumenjtë në komunën Probishtip janë në rënie dhe momentalisht kryhet përgatitje për transport rë mekanizmit ndërtimor në f. Tripatnicë për sanimin e digës nga ana e majtë dhe e djathtë të Lumit Zletovicë. Rrëshqitja e dheut rrugën rajonale Kiselicë­Zletovë ende është aktive dhe qarkullimi është në ndërprerje të plotë ku është paraqitur rrëshqitja.

Në rajonin e komunës së Kërçovës sot është inkuadruar një makinë ndërtimi për pastrimin e borës së rënë në drejtim të f. Judovë, Lavçanë, Knezhinë dhe të manastirit Sveta Preçista (Shën Maria). Niveli i ujit në territorin e komunës Radovish është në rënie të lehtë përveç në Kriva Pallankë dhe në lumin Radovishka. Në rajonin e fshatrave ka dy makina ndërtimi. Gjatë ditës së sotme dy makina ndërtimi punojnë në rregullimin e shtratit të lumit Banjeshnica, i cili kalon lagjen Banjeshnica dhe për shkak të ngushtimit të shtratit të lumit uji ka dalë dhe është përmybtur lagjja. Niveli i ujërave në komunën Strumicë zvogëlohet, ndërsa me 17 makieri do të rregullohen të gjitha digat.

Lajme të ngjashme

Back to top button