fbpx

Recension: LSDM-ja do të mbajë konferencë për shtyp kundër Obamës për shkak të borës?

Ha, ha, ha… Ky do të ishte vlerësimi për vërtetësinë e këtij materiali, gjithsesi, në thonjëza gazetareske. Kemi shembull të përzierjes së tepruar të “mollave dhe dardhave”, mirëpo sipas reçetës më të keqe të mundshme – pa asnjë lidhje të mundshme, ashtu kot e kot, në një shportë janë vënë “motil i ligë në SHBA, Maqedonia, marrëdhëniet ndërmjet pushtetit dhe dilema se a do të mbajë LSDM-ja konferencë për shtyp kundër Obamës”?

2Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja do të mbajë konferencë për shtyp kundër Obamës për shkak të borës?

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2015 13:57

Data e recensionit: 29.01.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PËRZIERJA E MOLLAVE DHE DARDHAVE SIPAS REÇETËS MË TË KEQE

Me të vërtetë duhet “shumë mend” që të kuptohet teksti për të cilin dikush ka pasur nevojë që të mendojë dhe të ketë sens gazetaresk që ta përpilojë. E paparë!!! Storja fillon nga ajo se në SHBA moti është shumë i keq, që është fakt, se ka probleme dhe pengesa në komunikacion, që është fakt, dhe pastaj, përsëri do ta përsëris, prej askundi, LSDM-ja dhe akuzat që kjo parti i paraqiti për shkak të menaxhimit të keq me pasojat nga moti i lig i muajit të kaluar. Pritni pak, nëse duam të jemi objektivë dhe të drejtë, duhet të përkujtojmë se vetë ministri për transporti dhe lidhje e kritikoi NP “Rrugët e Maqedonisë” se nuk ka reaguar me kohë për borën dhe të ftohtit, për shkak të të cilave kishte rrugë të bllokuara në vend dhe udhëtarë që me orë ishin bllokuar dhe rinin në automobilat e tyre. Doemthënë, nëse qeveria i qorton institucionet kompetente, kjo është në rregull, e nëse opozita e qorton qeverinë, e cila, megjithatë, e ka përgjegjësinë kryesore, kjo nuk bën. Kjo është pak si larg nga qasja objektive që duhet ta shoqërojë çdo vepër legjitime gazetareske, apo jo?

Mirëpo, nuk përfundon gjithçka këtu. Bëhet njëfarë analogjie ndërmjet opozitës së këtushme dhe asaj në Amerikë, që më së paku thënë, është një çështje shumë e vështirë për shkak të dallimeve të mëdha në regullimin shtetëror të këtyre dy vendeve. SHBA-të janë federatë, me kompetenca të gjera të secilit nga 50 shtetet federale, të cilat, kanë shkallë të lartë të decentralizimit. Këto fakte, gjithsesi, janë shumë më ndryshe se sa në Maqedoni dhe me rregullimin e saj faktikisht të centralizuar, ku sipas praktikës së deritanishe, për fat të keq, gjithçka vendoset nga një rreth i ngushtë i njerëzve në Shkup. Prandaj, kur flitet për opozitën në SHBA dhe për veprimin e saj, duhet të kihet parasysh se ajo është, megjithatë, një materie krejtësisht e ndryshme nga veprimi opozitar në vend. Gjithsesi nuk duhet harruar se publikut të atjeshëm, që ka vetëdije të lartë për përgjegjësinë e pushtetit, nuk i duhet “opozita” që t’i thotë se нshërbimet kompetente nuk janë gjendur në situatën e dhënë, ose se kanë reaguar në mënyrë të tepërt ndaj rreshjeve të borës. Prandaj, krahasimet ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në pjesën e “kritikave për ballafaqim me motin e ligë”, janë fëmijërore.

Në fund, do të lejoja të them, vjen pjesa e “budallallëkut” të madh, e cila duhet të citohet që të shihet “pesha gazetareske-analitike” e tekstit:

“… parashtrohet dilema se tani a do të mbajtë konferencë për shtyp Atanasko Tuneski, Shilegovi apo ndoshta vetë Zaevi kundër Obamës për ballafaqimin me motin e ligë ose do ta caktojë përgjegjësinë për shkak të rreshjeve të mëdha të borës në SHBA…”

Do të kisha mirëkuptim nëse kjo do të ishte ndonjë kozeri, dhe të shihet ky problem me syze humoristike, mirëpo ky material nuk ka aspak një qëllim të tillë. Qëllimi ka qenë, që nëpërmjet një shembulli krejtësisht joadekuat, të tërhiqen paralele ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë, të kritikohet opozita për shkak se e ka kritikuar pushtetin dhe në fund e gjithë kjo të përmbyllet me një “mbështjellës” që duhet të jetë qesharak.

Hm, për fatë të keq, fundi nuk është qesharak, por e gjithë “vepra”, e cila është kopje e plotë, është tragjike.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close