Lista Serbe javën tjetër vendos për fatin e koalicionit

Vendimi nëse përfaqësuesit e Listës Serbe do të vazhdojnë qëndrimin e tyre në Qeverinë e Kosovës, si pjesë përbërëse e koalicionit me PDK-në dhe LDK-në, do të merret javën tjetër.

Përfaqësues të këtij subjekti kanë konfirmuar se një vendim i tillë është marrë pas konsultave të zhvilluara të enjten me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Së pari pritet vazhdimi i dialogut më datën 9 shkurt në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe më pas LS-ja do të bëjë publike vendimin e saj, për qëndrim apo largim nga Qeveria e Kosovës.

“Kemi pasur një takim të dobishëm me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, ku kemi diskutuar për zhvillimet e fundit. Lista Serbe për dallim prej aktorëve të tjerë politikë në Kosovë nuk merr vendime të nxituara, por mundohet që së pari të analizojë ndikimin e mundshëm në terren dhe asisoj të veproj. Pra, vendimet e saj nuk i bazon as në presionin medial apo të protestave të dhunshme, por pikësëpari mbi vlerësimet se si ato mund të ndikojnë në situatën reale në terren. Prandaj është vendosur që lidhur me zhvillimet e fundit të zhvillojmë edhe një takim tjetër javën e ardhshme me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë dhe të dalim me një vendim të matur”, ka thënë për “Kohën Ditore”, Aleksandar Jablanoviq, ish-ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Serbisë.

Sipas tij, angazhimi aktual i Listës Serbe është ndërtimi i raporteve të qëndrueshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button