Policia gjermane e gjen vajzën e zhdukur 12-vjeçare

Policia gjermane në Soest ka njoftuar se ajo është gjetur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes.

Pas njoftimeve për zhdukjen e një vajze 12 vjeçare nga Kosova-azilkërkuese në Soest të Landit të NRW, policia gjermane në Soest ka njoftuar që pasi kishin kërkuar me një kontingjent të madh vajzën nga Kosova e cila në Gjermani po qëndron tash disa javë me familjen e saj në Ostönnen ajo është gjetur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes.

Të enjten në mëngjes, vajza si zakonisht kishte shkuar në e shkollën e mesme “Pauli” por kur babai i saj e priste në mesditë ajo nuk ishte dukur gjëkundi.

Një dëshmitar nga qyteza e Arnsberg ka njoftuar në orët e mbrëmjes që e ka parë fëmijën në një autobus.

Pas një rishikimi nga ana e policisë, u bë e qartë se ajo është e kërkuara dymbëdhjetë vjeçare. Në orët e vona të së enjtes, prindërve u është dorëzuar vajza, identitetin e së cilës policia gjermane nuk e ka bërë të ditur për opinionin, raporton Gazeta Blic.

Lajme të ngjashme

Back to top button