fbpx

Melia për rastin “Puç”: Nuk e kam të qartë se cila është vepra penale

Përfaqësuesi i Stej Departamentit amerikan Tomas Melia në një intervistë për rrjetin BIRN duke folur për rastin puç, komenton se nuk e ka të qartë se çfarë vepre penale është bërë. SHBA pret që të dijë më shumë për këtë dhe se shpresojnë se do të respektohen parimet e sundimit të drejtësisë.

Tomas Melia thotë se në vend duhet të ketë demokraci funksionale ndërsa organeve të pavarura gjyqësore duhet të u mundësohet ta kryejnë punën e tyre pa pengesa.

“Ne mendojmë se nëse vetëm institucionet punojnë , nëse respektohen të drejtat e individit dhe nëse ekziston një proces me integritet që do t’i hetoi problemet serioze mund të vazhdojë forcimi i shtetit”, thotë Tomas Melia. Si të forcohen institucionet e një demokracie të re që mbizotëron në Maqedoni dhe se do të realizohet një hetim serioz për veprat penale.

Gjatë intervistës ai iu kthye edhe paralajmërimeve të Prokurorisë Publike ndaj Gazetarëve që të mos publikojnë materialet që I paralajmëroi LSDM-ja.

“Më duket se për gazetarët do të jetë vështirë që ta dinë se çfarë do të jetë lëndë për hetimin kriminal në të ardhmen. Politika jonë është që të përkrahen mediat e pavarura dhe të drejtat e gazetarëve. Kjo është shumë e rëndësishme dhe njerëzit këtë duhet ta marrin shumë seriozisht”, tha Melia.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close