Përmbytje në lagjen “Banjeshnicë”

Të reshurat atmosferike të shiut që përfshinë regjionin e Gostivarit ditëve të fundit, kanë shkaktuar vërshime të ujit në lagjen Banjeshnicë. Banorët e rreth 80 shtëpive të lagjes periferike të qytetit, këto ditë po përballen me rrugica dhe oborre të vërshuar nga uji, shkruan Koha.

Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e daljes së ujit nga koritat e lumenjve që vijnë nga fshatrat Shushicë dhe Banjicë e Epërme.

Kapacitetet e kufizuara dhe mbeturinat e hedhura në shtretërit e lumenjve, kanë ndikuar që ujërat të devijojnë dhe të përmbysin fushën, dhe nëpërmjet kanaleve për vaditje të përfundojnë në rrugicat dhe oborret e shtëpive të banorëve të lagjes Banjeshnicë.

Një nga familjet më të prekura nga ky rast, është edhe familja Musliu. Familja katër anëtarësh, nga të cilët dy fëmijë dhe një plakë e sëmurë, e kanë përjetuar rëndë këtë fatkeqësi natyrore. Thuajse e gjithë shtëpia një katërshe aktualisht është e pashfrytëzueshme nga vërshimi i ujit.

Situata në terren akoma më tepër rëndohet nga fakti se një pjesë e madhe e banorëve të kësaj lagje ndodhen me punë të përkohshme jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button