BDI: S’jemi kundër publikimit të “bombave”

Me partitë politike në vend asnjëherë nuk ka munguar gatishmëria për takime dhe kemi qenë gjithmonë të hapur në këtë drejtim, si me VMRO-në, LSDM-në… Por, derisa nuk ka konfirmim nga ana e BDI-së, asgjë nuk mund të merret si e vërtetë. Ky është qëndrimi i partisë së Ahmetit pas zërave se BDI si partner i dikurshëm qeveritar i LSDM-së kinse ka kërkuar takim me përfaqësues të kësaj të fundit lidhur me “bombat” e paralajmëruara, të cilat gjoja kanë lidhje edhe me partitë shqiptare. “Ne nuk jemi kundër publikimit të këtyre bombave…

Ideja e BDI-së është se lajmet e botuara në media të caktuara nuk i nderojnë as ato e as lexuesit e tyre”, kanë thënë burimet partiake pranë BDI-së, transmeton MIA.

Sipas paralajmërimeve, “bombat” e Zaevit nuk do të publikohen para ditës së shtunë, sepse kryesia e LSDM-së të premten do të vendos në seancë të Këshillit Qendror për ditën e fillimit të publikimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mos valle edhe Zaevit i jeni neneshtuar vetem e vetèm qe mos t”u publikohen kr8met!!!?

Back to top button