Videot kontestuese akoma janë në “You Toube”, MPB-ja “vepron”

Videot nga takimi ndërmjet kryeministrit Nikola Gruveski dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, ku të dy bisedojnë për provat e rastit “bomba” dhe për prejardhjen e tyre, akoma  gjenden në internet- servilin “You Tube”.

Prokuroria të martën nëpërmjet  një komunikate informoi se nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kërkuar të kontaktojë “Jutjubin” dhe të kërkoj heqjen e video materialeve, por edhe materialeve të tjera të ngjashme që mund të shfaqen në të ardhmen.

Meqë numri i vizitorëve që kanë shikuar dhe akoma shohin videot kontestuese në “Jutjub” akoma është në qarkullim “Meta” nga MPB-ja kërkoi informacione a kanë kontaktuar rrjetin dhe a kanë kërkuar heqjen e tyre.

“Veprojmë në bazë të kërkesës së Prokurorisë Publike” thotë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Kushtet e përdorimit ,thonë se “Jutjub” mundet çdo moment të ndërpresë marrëveshjen e kontraktuar nëse:

  • Keni shkelur njërën nga dispozitat e kushteve (ose keni vepruar në atë mënyrë ku qartë tregoni se nuk kemi qëllim,  përkatësisht nuk keni mundësi t’i respektoni dispozitat e kushteve)
  • Nga “YouTube” është kërkuar ta bëjë këtë me anë të ligjit në fuqi (për shembull, nëse dispozita e shërbimit me të cilin ka të bëjë është e paligjshme)

Nga ajo që mund të shihet në “YouTube”, kanali dhe llogaria e atyre që kanë vendosur materialet kontestuese, janë me nofkën “hoho lol”, dhe është bërë para dy ditëve dhe në të përveç këtyre dy video- materialeve, të titulluara “E vërteta në shesh 1 dhe 2”, nuk asgjë tjetër, që nënkupton se janë hapur vetëm për këtë qëllim.

Videoja e cila zgjatë 10 sekonda e kanë shikuar 138.000 vizitorë, kurse videon e dytë  ekanë shikuar 73.500 vizitorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button