fbpx

Fërçkovski: Shqiptarët të papërfaqësuar

Njohësit e çështjeve politike parashikojnë skenarë akoma më të zi si dhe përshkallëzim të mundshëm të situatës edhe në planin ndëretnik. Sipas Lubomir Fërçkovsit stabiliteti i Maqedonisë qëndron mbi këmbë të qelqta për faktin se çështjet e sigurisë janë vendosur mbi baza klienteliste, korruptive mes partive në qeveri. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, sipas Fërçkovskit  janë të papërfaqësuar, transmeton Alsat M.

“Shqiptarët janë grupacion i papërfaqësuar në Maqedoni, partia monopoliste e cila i bën marrëveshjet kryesore për to bazohet tek 20%  i trupit të tyre votues, ndërkohë që trupi votues i shqiptarëve në Maqedoni mbi 52% është e papërfaqësuar, ky është një problem serioz për cilëndo demokraci..është bërthamë e cila mund të shkojë në njërin drejtim apo tjetrin, një element i vogël se si shkoi në një drejtim ishin demonstratat në rastin ‘Monstra’. Aty demonstronin shqiptarë të tjerë, gjykimet e ashpra ndaj këtyre demonstruesve, 3 vjet burg për 10 dritare të thyera, gjykimet e tjera vetëm se kanë marr pjesë në demonstrata të dhunshme pa bërë asgjë, as nuk u komentuan nga BDI, sepse këta janë shqiptarë të tjerë që ata nuk i njohin”, deklaroi Lubomir Fërçkovski.

Nga ana tjetër sipas ish ministrit të financave Petar Goshev,burim i konflikteve të shumta në vend është edhe pabarazia dramatike ekonomike dhe sociale që ka nxitur qeveria e Gruevskit.

“Në Maqedoni rreziku për shoqërinë maqedonase është ndjenja e pabarazisë e cila prodhon më shumë konflikte se sa që duhet të ketë dhe emigrim masiv nga vendi. 26:30 Nuk ekziston shoqëri demokratike me pabarazi aq të theksuara, zëri politik nuk është i njejtë, fuqia nuk është e distribuuar si duhet është e koncentruar në duar e një grupi të ngushtë të njerëzve”, u shpreh Petar Goshev, ish guverner i BP.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close