Komuna e Çairit: Kthyem zyrat e Klubit Elita sepse i shfrytëzonte për qëllime private politike

Komuna e Çairit ka rikthyer në posedim zyrat e OJQ “Klubi Elita”.

Organizata ka humbur të drejtën e shfrytëzimit të zyrave, pasi Komuna vlerësoi se ato keqpërdoreshin “për qëllime private dhe politike”.

Me anë të një reagimi me shkrim, i cili u referohet akuzave të Klubit Elita në mediet e tjera, Komuna thotë se nuk e ka ndër mend të polemizojë politikisht për “gjëra të pakompromista, siç është në këtë rast interesi publik i qytetarëve të Çairit”.

“Rrjetet sociale janë përplot me fotografi nga takimet politike zhvilluar në këto lokale, të cilat sipas marrëveshjes me shoqatën në fjalë, duhej të shërbenin për aktivitete qytetare dhe jo si seli alternative të partive politike”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button