Arif Ziberi dhe Agim Ibraimi në përkrahje të protestave kundër ndotjes

“Unë kam të drejtë të thith ajër të pastër dhe ta shoh shoh diellin”. Kjo është porosia tronditëse e një vogëlusheje nga Tetova, e cila mesazhin e saj kundër helmimit masiv të banorëve të Tetovës e shpreh në një videoklip sensibilizues të Lëvizjes EcoGuerilla.

Kjo Lëvizje ka paralajmëruar një protestë masive të premten në sheshin Iliria të Tetovës për, siç thonë, “t’ia bërë me dije Qeverisë se nuk do të heqin dorë asnjëherë nga e drejta për të jetuar në një ambient të pahelmuar nga oxhaqet vrasës të oligarkisë së Jugohromit”.

Videoklipi është realizuar në mënyrë vullnetare nga profesionistë të lëmisë së produksionit televiziv, të cilët japin kontributin e tyre në drejtim të përmbushjes së këtij synimi human.

Në këtë kauzë janë kyçur Arif Ziberi, lokalisti legjendar i rok-grupit Elita 5, dhe futbollisti i klubit slloven Maribor, Agim Ibraimi.

files

“Asgjë nuk është më e shtrenjtë se jeta e njeriut. Bashkohu në luftën për ajër”, thotë Ziberi, duke apeluar për një pjesëmarrje më masive në protestat e së premtes.

Ndërkaq, porosia e Ibrahimit është kjo: “Duhet t’i jepet fund helmimit të ajrit në Tetovë. Nuk durohet kjo gjendje e popullit tonë”.

files (1)

Në këtë klip sensibilizues paraqitet edhe këngëtarja Elita Ziberi. Ajo poashtu bën ftesë për masivitet në protesta dhe aktivitet deri në përmbushjen e qëllimit final – filtra për ndotësin e madh Jugohrom.

Lajme të ngjashme

Back to top button