Sot protestojnë honoraristët para ministrisë për punë sociale

Honoraristët dhe të gjithë ata të cilët do të solidarizohen me ta, sot do të mblidhen para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe do të kërkojnë përgjigje për përgjigjet të cilat akoma nuk i kanë marrë.

“Hajde honoraristë të shkojmë në MPPS dhe t’i kërkojmë përgjigjet që na kanë borxh! Më 6 shkurt  (të premten) në ora 11 të shkojmë të gjithë dhe  “ t’i pyesim mirë”!!! Nëse kanë vendosur të na marrin një të tretën e mundit tonë, të paktën le të na shpjegojnë se si do ta bëjnë këtë. Hajde të shkojmë t’i Pyesim” Kemi të drejtë për përgjigjet”, thuhet në lajmërimin e  ngjarjes..

Dorëzimi i kërkesës për informim me karakter publik pritet të  zgjas dy orë. Modeli i kërkesës, shumë shpejtë do jetë e vendosur në faqen e rrjetit social të “Fejsbukut”, kur shpallen detaje për ngjarjen .

Lajme të ngjashme

Back to top button