Mot me vranësira dhe reshje të shiut

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa nëpër male të dëborës. Lokalisht pritet që të biejnë mbi 25 litra në një metër katror reshje shiu. Paradite reshje do të jenë më intensive në pjesët perëndimore, ndërsa rreth mesditës dhe pasdite në pjesët juglindore të vendit.

Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar juglindore, posaçërisht në pjesët lindore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut posaçërisht rreth mesditës dhe pasdite. Do të fryejë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius. Gjatë ditëve të uikendit moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të ngrohta, ndërsa në orët e pasditës dhe mbrëmjes do të ketë reshje lokale të shiut kryesisht të dëborës, por me intensitet të dobët.

Lajme të ngjashme

Back to top button