fbpx

Mjaft helmimit! Bashkëngjitu në protesta!

Të nderuar lexues, për shëndetin e 300 mijë banorëve bëhet fjalë! Ju lutemi bashkëngjituni në protestën e sotme “Mbrohu ose Helmohu, zgjidhje tjetër s’ka!” me fillim në ora 13:00 në sheshin “Iliria” në Tetovë. 

Problemi është i qartë. Qytetarët e këtij rajoni thithin ajër të helmuar. 310 nga 365 ditët e 2014  kanë qenë me ajër të ndotur deri 20 herë mbi masën e lejuar. 35 ditët e para të vitit 2015 (deri në momentin kur është shkruar kjo letër) janë me ajër të ndotur, shumë herë mbi masën e lejuar. Prania e grimcave kancerogjene PM10 në ajrin tonë është shkaktari i kancerit në mushkërri, sëmundje kjo që për 3 vite ka shënuar ngritje prej 80%.

Shkaktari kryesor i kësaj ndotje (54% e problemit) mbetet fabrika Jugohrom e cila vazhdon të punojë pa vendosjen e filtrave ekologjikë.  Shkaktarët tjerë janë lëndët djegëse që përdorin amvisëritë dhe institucionet për ngrohje, komunikacioni, djegia e mbeturinave dhe lënd0ëve të ndryshme nëpër deponi apo në pronat e bizneseve të ndryshme.

LEXO: Video e tmerrshme që tregon realitetin në Tetovë! (VIDEO)

LEXO: Letër e nënave tetovare për abortet, që do t’ju bëjë të qani

LEXO: Një pjesë e Shkupit dhe Tetovës me koncentrime të larta të PM10 

LEXO: MBROHU ose HELMOHU, zgjidhje tjetër s’ka!

Fabrika e Jugohromit
Fabrika e Jugohromit
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close