Pse LSDM do duhet patjetër ti publikojë edhe “bombat” shqiptare?!

  1. Sepse çdo kalkulim për sasinë dhe efektin do e sjellë vet atë në linjën në të cilën ia dëshiron Gruevski i cili i klasifikoi bombat në të sakta, pjesërisht, etj. Sipas kësaj nëse vërehet se edhe publikimi i tyre është pjesërisht kjo do e shton dyshimin në opinion.
  2. Sepse sipas gjithë gjasave mu ato pjesë ose afera të tëra do jenë prej më thelbësoreve dhe të cilat do mund të ngjallin më shumë ngazëllim në opinion.
  3. Sepse që në paralajmërim ishte përmendur aspekti ndëretnik i bombave të paralajmëruara
  4. Me publikimin e tërësishëm do ruhet qasja e tërësishme qytetare për një problem për të cilin më duket se më së shumti ka të bëjë në këto afera e ajo është sovraniteti i vjedhur shtetëror prej qytetarëve për nevoja të partive, familjeve, klaneve, kushërinjve ose individëve.
  5. Me publikimin e tërësishëm do ruhet konsistenca e publikuesit
  6. Sepse edhe aktualisht por edhe për në të ardhmen tani më ka edhe aktorë politik të tjerë përveç BDI dhe PDSH-së ekzistuese; ato janë Lëvizja Besa dhe Lëvizja reformatore e Zijadin Selës.
  7. Sepse shqiptarët kanë edhe parti të tretë PDK, e cila edhe pse fitoi disa dhjetëra mijë vota dhe vetëm një deputet, asnjëherë nuk e pranoi rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale me çka ishte njëra prej më meritoreve që ia shtoi kredibilitetin dhe legjitimitetin e mospranimit të njëjtë të cilin e mban si qëndrim LSDM-ja.
  8. Për atë se ka numër të madh të qytetarëve shqiptarë të cilët nuk janë politikisht të përfaqësuar, diçka që dihet nga gjysma e trupit zgjedhor shqiptar të cilët nuk marrin pjesë në ciklet e fundit zgjedhore, por të cilët njashtu i tangon kjo vjedhje e sovranitetit dhe parave publike.
  9. Sepse në disa herë numër i madh i aktorëve publik dhe jopartiak, shoqata dhe individë nga shqiptarët, publikisht kanë dalë në mbrojtje principiele të parimeve demokratike, në rezistencë të përbashkët me opozitën, gjatë së cilave kanë qenë të etiketuar nga ana e nomenklaturave aktuale politike të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button