Ilievski e merr Trajkovskin te Prishtina

Pas klubit basketbollistik Peja, është Sigal Prishtina që ka bërë një goditje të rëndësishme në transferimin e basketbollistëve.

Prishtinasit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e lojtarit nga Maqedonia, Bojan Trajkovski, i cili tani do të bashkohet me trajnerin Marijan Ilievski, me të cilin së bashku ishin pjesë e sukseseve të KB Liria nga Shkupi.

Ky i fundit llogaritet si një nga lojtarët më të mirë në Maqedoni. Në FBK është regjistruar edhe përforcimi i ri i “Golden Eagle Yllit”, Pesut Mario, teksa edhe Besa regjistroi dy të huaj, përforcime këto që pritet të rritin edhe më shumë kualitetin e basketbollit në Kosovë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button