Mundi i 30 viteve iu shkatërrua për një ditë (VIDEO)

Dalja nga shtrati i lumenjve shkaktoi dëme të shumta në ekonominë e familjeve të përmbytura. Por, përtej fatkeqësisë natyrore njerëzit ankohen për mungesën e ndihmave.

Feruze Tahiri nga fshati Ferras në Levan, me lot në sy thotë se sakrifica e 32 viteve punë u shkatërrua për një ditë.

Ajo jeton e vetme me një pension 130 mijë lekë ndërsa i shoqi ndërroi jetë vetëm 40 ditë më parë.

Feruzja, 60-vjeçare, tregon se janë prishur të gjitha orenditë shtëpiake.

Uji arriti në nivelin dy metra ditën e parë të përmbytjes duke i marrë edhe gjënë e gjallë.

Në këtë gjendje 60-vjeçarja thotë se s’mund të lajë dot as borxhet që ka marrë për ceremoninë mortore të të shoqit të saj.

E diagnostikuar me sëmundje të ndryshme, Feruze Tahiri apelon për ndihmë, pasi për të kjo nuk është përmbytja e parë nga lumi, ndërkohë që deri më tani s’ka marrë asnjë ndihmë. /oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button