Kosovë, “Lista Srpska” bojkoton punën në Parlament

Nëntë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga “Lista Srpska” kanë bojkotuar punën në Parlament.

Gazeta kosovare “Express” shkruan se në Kuvend nuk kanë qenë të pranishëm as anëtarët e kabinetit qeveritar nga pakicat serbe. Mësohet se nuk është parë gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend as Zëvendës/kryeministri Branimir Stojanoviç.

“Lista Srpska” ka paralajmëruar se brenda dy ditësh do të dalin në një vendim lidhur me hapat që ata do të marrin për sa i përket pozitës së tyre në institucione, dhe kjo vjen pasi Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa shkarkoi nga detyra Ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç.

Gjithashtu anëtarët e “Listës Srpska” kanë deklaruar se do të konsultohen edhe me Qeverinë serbe për veprimet e tyre të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button